Për ratifikimin e amendamentit të marrëveshjes së kredisë të zhvillimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) për projektin “Rehabilitimi urgjent i furnizimit me ujë”
Ligji nr. 8914, datë 20 qershor 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8914
- Data e miratimit
- 20 qershor 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 33, 8 korrik 2002
- Hyn në fuqi
- 23 korrik 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 33, datë 2002-07-08
LIGJ
Nr.8914, datë 20.6.2002
PËR RATIFIKIMIN E AMENDAMENTIT TË MARRËVESHJES SË KREDISË TË
ZHVILLIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS
NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA) PËR PROJEKTIN “REHABILITIMI
URGJENT I FURNIZIMIT ME UJË”
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kus htetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Ratifikohet “Amendamenti i marrëveshjes së kredisë të zhvillimit ndërmjet Republikës së
Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombët are për Zhvillim (IDA) për projektin “Rehabilitimi urgjent i
furnizimit me ujë””.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr. 3394, datë 3.7.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Rexhep Meidani
AMENDAMENT NR. 1
NË MARRËVESHJEN E KREDISË SË ZHVILLIMIT PËR PROJEKTIN “REHABILITIMI
URGJENT I FURNIZIMIT ME UJË” NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE
SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA)
Shkronja “b” e pikës 2/1 të listës nr.1, ndryshohet si vijon:
“pagesat në shumën ekuivalente me 2 000 000 SDR të bëra për shp enzimet në kategorinë (1)
(a) për punimet e rehabilitimit, në qoftë se kontrata për opera torin privat do të miratohet deri më 30
qershor të vitit 2002”.
PËR REPUBLIKËN E
SHQIPËRISËNDËRKOMBËTARE
PËR SHOQATËN PËR ZHVILLIM (IDA)
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.