Për disa shtesa në ligjin nr.8435, datë 28.12.1998 “Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar me ligjet nr.8508, datë 7.7.1999, nr.8519, datë 30.7.1999, nr.8552, datë 18.11.1999, nr.8581, datë 17.2.2000, nr.8651, datë 28.7.2000, nr.8713, datë 15.12.2000, nr.8840, datë 11.12.2001 dhe nr.8858, datë 14.2.2002
Ligji nr. 8915, datë 27 qershor 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8915
- Data e miratimit
- 27 qershor 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 33, 8 korrik 2002
- Hyn në fuqi
- 23 korrik 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 33, datë 2002-07-08
LIGJ
Nr. 8915, datë 27.6.2002
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8435, DATË 28.12.1998 “PËR SISTEMIN E TAKSAVE
NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJET NR.8508, DATË 7.7.1999,
NR.8519, DATË 30.7.1999, NR.8552, DATË 18.11.1999, NR.8581, DATË 17.2.2000, NR.8651,
DATË 28.7.2000, NR.8713, DATË 15.12.2000, NR.8840, DATË 11.12.2001 DHE NR.8858, DATË
14.2.2002
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 155 të Kus htetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.8435, datë 28.12.1998 “Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë”,
ndryshuar me ligjet nr.8508, datë 7.7.1999, nr.8519, datë 30.7. 1999, nr.8552, datë 18.11.1999,
nr.8581, datë 17.2.2000, nr.8651, datë 28.7.2000, nr.8713, datë 15.12.2000, nr.8840, datë 11.12.2001
dhe nr.8858, datë 14.2.2002 bëhen këto shtesa:
Neni 1
Në nenin 2 shtohen pikat 25, 26 dhe 27 si më poshtë:
“25. Mbitaksa për importet e taksueshme.
26. Taksa mbi konsumin e karburantit.
27. Taksa vjetore nga tatimpaguesit e TVSH-së për ndërtimin e Rrugës Durrës-Kukës.”.
Neni 2
Në nenin 6, në pikën “I.Taksat kombëtare”, shtohen shkronjat “u”, “v” dhe “x” si më poshtë:
“u. Mbitaksa për importet e taksueshme caktohet në masën 1 për qind për të gjitha mallrat e
importuara dhe të taksueshme.
v. Taksa mbi konsumin e karburantit caktohet në masën 3 lekë për litër për gazoilin, benzinën
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.