Për disa ndryshime e shtesa në ligjin nr.8003, datë 28.9.1995 “Kodi Penal Ushtarak i Republikës së Shqipërisë”
Ligji nr. 8919, datë 4 korrik 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8919
- Data e miratimit
- 4 korrik 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 38, 16 korrik 2002
- Hyn në fuqi
- 31 korrik 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 38, datë 2002-07-16
LIGJ
Nr.8919, datë 4.7.2002
PËR DISA NDRYSHIME E SHTESA NË LIGJIN NR.8003, DATË 28.9.1995 “KODI PENAL
USHTARAK I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 81 pika 2 shkronja “d” dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin
e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8003, datë 28.9.1995 “Kodi Penal Ushtarak i Republikës së Shqipërisë” bëhen
këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Pas nenit 1 shtohen nenet 1/a dhe 1/b me këto përmbajtje:
“Neni 1/a
Bazat e legjislacionit penal ushtarak
Kodi Penal Ushtarak bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqi përisë, në parimet e
përgjithshme të së drejtës penale ushtarake ndërkombëtare, në marrëveshjet ndërkombëtare të
ratifikura nga shteti shqiptar dhe në ligje të tjera.
Legjislacioni penal ushtarak përbëhet nga dispozitat e këtij Kodi dhe ligje të tjera që
parashikojnë vepra penale ushtarake.
Neni 1/b
Detyrat e legjislacionit penal ushtarak
Legjislacioni penal ushtarak ka për detyrë të mbrojë pavarësinë e shtetit dhe tërësinë e
territorit të tij, rendin kushtet ues, të drejtat dhe liritë e shtetasve, rendin ushtarak të Forcave të
Armatosura, pronën, autoritetin dhe disiplinën ushtarake, nga vepra penale ushtarake dhe parandalimin
e tyre, si dhe të sigurojë pjesëmarrjen e shtetasve shqiptarë në mbrojtjen e Republikës së Shqipërisë."
Neni 2
Neni 3 ndryshohet si më poshtë:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.