Ligj

Për një shtesë në ligjin nr.8087, datë 13.3.1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë, të ushtarakëve të Ministrisë së Rendit Publik dhe të Shërbimit Informativ Shtetëror”, ndryshuar me ligjin nr.8521,datë 30.7.1999

Ligji nr. 8918, datë 4 korrik 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8918
Data e miratimit
4 korrik 2002
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 38, 16 korrik 2002
Hyn në fuqi
31 korrik 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 38, datë 2002-07-16

LIGJ

Nr. 8918, datë 4.7.2002

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8087, DATË 13.3.1996 “PËR SIGURIMIN SHOQËROR

SUPLEMENTAR TË USHTARAKËVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA NË

REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, TË USHTARAKËVE TË MINISTRISË SË RENDIT

PUBLIK DHE TË SHËRBIMIT INFORMATIV SHTETËROR”, NDRYSHUAR ME LIGJIN

NR.8521, DATË 30.7.1999

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetu tës, me propozimin e një

grupi deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.8087, datë 13.3.1996 “Për sigurimin shoqëror suple mentar të ushtarakëve të

Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë, të ushtarakëv e të Ministrisë së Rendit Publik dhe

të Shërbimit Informativ Shtetëror”, ndryshuar me ligjin nr.8521, datë 30.7.1999 bëhet kjo shtesë:

Neni 1

Në nenin 7, “Kushtet për përfitim”, në fund të paragrafit të dy të, pas fjalëve “Në kohën e

shërbimit aktiv përfshihet:”, shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:

“Koha si punonjës i reparteve të Radiozbulimit të Forcave të Armatosura që, sipas funksionit

organik, kanë kryer detyrën e punonjësit të drejtimit dhe të operatorit të radiozbulimit (punonjës posti)

si punonjës civil para titullimit ose rititullimit si ushtarak aktiv."

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga

data 1 janar 2003.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.