Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr.7870, datë 13.4.1994 “Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, me ndryshimet përkatëse
Ligji nr. 8961, datë 24 tetor 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8961
- Data e miratimit
- 24 tetor 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 80, 12 dhjetor 2002
- Hyn në fuqi
- 27 dhjetor 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 80, datë 2002-12-12
LIGJ
Nr. 8961, datë 24.10.2002
PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7870, DATË 13.4.1994 “PËR
SIGURIMET SHËNDETËSORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, ME NDRYSHIMET
PËRKATËSE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.7870, datë 13.4.1994 “Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”,
ndryshuar me ligjin nr.8005, datë 4.10.1995, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në fund të nenit 1 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
““Rrjeti i hapur farmaceutik” përfshin farmacitë dhe depot e barnave”.
Neni 2
Shkronja “b” në pikën 2 të nenit 4 ndryshohet si vijon:
“b) shpenzimet e shërbimit nga mjeku i përgjithshëm ose i famil jes, mjeku specialist,
infermierët e shërbimit shëndetësor parësor për të gjithë të siguruarit”.
Neni 3
Pas nenit 4 shtohen nenet 4/1 dhe 4/2 me këtë përmbajtje:
“Neni 4/1
Sigurimet shëndetësore vullnetare
Shtetasit mund të sigurohen vullnetarisht në skemat e sigurimev e vullnetare, kur për një kohë
dhe shkaqe të arsyeshme nuk mund të sigurohen detyrimisht.
Sigurimi vullnetar, i parashikuar nga kjo dispozitë, bëhet në kushtet e përcaktuara nga
Rregullorja e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.
Neni 4/2
Sigurimet shëndetësore suplementare
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.