Ligj

Për Buxhetin faktik të Shtetit të vitit 2001

Ligji nr. 8964, datë 31 tetor 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8964
Data e miratimit
31 tetor 2002
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 79, 8 dhjetor 2002
Hyn në fuqi
23 dhjetor 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 79, datë 2002-12-08

LIGJ

Nr. 8964, datë 31.10.2002

PËR BUXHETIN FAKTIK TË SHTETIT TË VITIT 2001

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 158 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Miratohet Buxheti faktik i Shtetit për vitin 2001 dhe burimet e tij të financimit si më poshtë:

1 Buxheti i Shtetit

- Të ardhurat, gjithsej 112 978 milionë lekë;

- Shpenzimet, gjithsej 163 413 milionë lekë.

2. Buxheti i sigurimeve shoqërore

- Të ardhurat 32 494 milionë lekë;

- Shpenzimet 33 104 milionë lekë;

3. Buxheti i sigurimeve shëndetësore

- Të ardhurat 3 448 milionë lekë;

- Shpenzimet 2 969 milionë lekë.

4. Deficiti buxhetor 50 566 milionë lekë.

5. Financimi i deficitit buxhetor 50 566 milionë lekë.

- Financimi i brendshëm 29 951 milionë lekë:

- Kredi nga Banka e Shqipërisë 2 710 milionë lekë;

- Bono thesari 14 330 milionë lekë;

- Të ardhura nga privatizimi 12 686 milionë lekë;

- Ndryshimi i gjendjes së arkës 1 943 milionë lekë.

- Të tjera - 1 718 milionë lekë.

- Financimi i huaj 20 615 milionë lekë.

Nga i cili:

- Mbështetje buxhetore 4 370 milionë lekë.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 3587, datë 6.12.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.