Për disa ndryshime në ligjin nr. 8560, datë 22.12.1999 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar me ligjet nr. 8710, datë 15.12.2000 dhe nr. 8846, datë 11.12.2001
Ligji nr. 8968, datë 7 nëntor 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8968
- Data e miratimit
- 7 nëntor 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 79, 8 dhjetor 2002
- Hyn në fuqi
- 23 dhjetor 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 79, datë 2002-12-08
LIGJ
Nr. 8968, datë 7.11.2002
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8560, DATË 22.12.1999,
“PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME
LIGJET NR. 8710, DATË 15.12.2000 DHE NR. 8846, DATË 11.12.2001
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr. 8560, datë 22.12.1999 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”,
ndryshuar me ligjet nr. 8710, datë 15.12.2000 dhe nr. 8846, datë 11.12.2001, paragrafi i dytë i nenit 19
ndryshohet si vijon:
“Përjashtimisht për vitet 2002 dhe 2003, Drejtoria e Përgjithsh me e Tatimeve autorizohet të
përdorë 2 për qind të shumës vjetore të tatimeve të mbledhura gjatë vitit. Nga kjo shumë, 60 për qind
përdoren për investime në modernizimin e administratës tatimore dhe pjesa tjetër për shpenzime
korrente për shpërblimin e punonjësve dhe fonde operative.”
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr. 3585, datë 4.12.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred
Moisiu
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.