Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes së bashkëprodhimit kinematografik ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane”

Ligji nr. 8967, datë 7 nëntor 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8967
Data e miratimit
7 nëntor 2002
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 79, 8 dhjetor 2002
Hyn në fuqi
23 dhjetor 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 79, datë 2002-12-08

LIGJ

Nr. 8967, datë 7.11.2002

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË BASHKËPRODHIMIT KINEMATOGRAFIK

NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË

REPUBLIKËS ITALIANE”

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kus htetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e bashkë prodhimit kinematografik ndërmjet Qeverisë së Republikës

të Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane”, bërë në Tiranë më 10.5.2002.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 3584, datë 4.12.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

MARRËVESHJE

BASHKËPUNIMI KINEMATOGRAFIK MIDIS QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË

DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE

Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës Ita liane, të quajtura në vazhdim

"palët",

Të vetëdijshëm për kontributin që bashkëprodhimet mund t'i sjel lin zhvillimit të industrisë

kinematografike si dhe rritjes së shkëmbimeve ekonomike dhe kulturore mes Shqipërisë dhe Italisë,

Të vendosur për të nxitur zhvillimin e bashkëpunimit kinematografik mes dy vendeve,

Ranë dakord për sa vijon:

Neni 1

Për qëllimet e kësaj Marrëveshjeje, termi film nënkupton veprat kinematografike me çfarëdo

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.