Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 74/2014, “Për armët””, të ndryshuar

Ligji nr. 75/2023, datë 14 shtator 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
75/2023
Data e miratimit
14 shtator 2023
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 146, 10 tetor 2023
Hyn në fuqi
25 tetor 2023
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 146, datë 2023-10-10

LIGJ

Nr. 75/2023

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 74/2014, “PËR ARMËT”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 74/2014 “Për armët”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Shkronja “dh” e pikës 1 të nenit 14 ndryshohet si më poshtë:

“dh) licencë për tregtimin e armëve të kategorisë “B” dhe për import dhe tregtim të armëve të

kategorive “C” (gjahut) dhe “D” (sportive), pjesëve kryesore dhe municioneve të tyre.”.

Neni 2

Në nenin 18/2 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:

1. Titulli i nenit ndryshohet dhe zëvendësohet me “Licenca për tregtimin e armëve të kategorisë “B”

dhe për import dhe tregtim të armëve të gjahut, sportive, pjesëve kryesore dhe municioneve të tyre.”.

2. Pas pikës 1 shtohet pika 1/1 me këtë përmbajtje:

“1.1 Për veprimtarinë e tregtimit të armëve të kategorisë “B”, pjesëve kryesore dhe municioneve të

tyre, që përfshihen në fushën e veprimit të këtij ligji, lëshohet licencë nga komisioni përgjegjës në

Policinë e Shtetit.”.

3. Në pikën 2 fjala “këtë” zëvendësohet me fjalën “këto”.

Në pikën 1 të nenit 19 pas fjalës “transportit” shtohet fjala “tregtimit”.

Neni 3

Neni 4

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 14.9.2023.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.