Për disa masa në fushën e transmetimeve radiotelevizive
Ligji nr. 8969, datë 7 nëntor 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8969
- Data e miratimit
- 7 nëntor 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 79, 8 dhjetor 2002
- Hyn në fuqi
- 23 dhjetor 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 79, datë 2002-12-08
LIGJ
Nr. 8969, datë 7.11.2002
PËR DISA MASA NË FUSHËN E TRANSMETIMEVE RADIOTELEVIZIVE
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetu tës, me propozimin e një
grupi deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Për sigurimin e parametrave teknikë për identifikimet dhe matjet në terren, të domosdoshme
për bërjen e Hartës së Frekuencave për Transmetimet Radio e Televizive, merren këto masa:
1. Ndërpritet procesi i konkurrimit dhe dhënia e licencave të reja për transmetime
radiotelevizive nga KKRT-ja deri në daljen e Planit të Frekuenc ave për Transmetime Radio e
Televizive.
2. Ndërpritet zgjerimi i mëtejshëm i mbulimit me sinjal dhe ndr yshimi i parametrave teknikë
të impianteve ose zhvendosja e tyre, të paautorizuara nga operatorët radiotelevizivë të licencuar.
3. Të gjithë operatorët radiotelevizivë që transmetojnë përtej zonave të transmetimit të lejuara
me licencë, për periudhën kohore të përcaktuar në këtë ligj, ruajnë gjendjen aktuale të impianteve të
instaluara.
4. Për identifikimin e sinjaleve radiotelevizive që vijnë nga jashtë territorit të Republikës së
Shqipërisë, mbështetur në një plan veprimi të detajuar, të mira tuar nga KKRT-ja, për orë të caktuara
ndërpritet transmetimi radioteleviziv i subjekteve që operojnë në zonën ku kryhen matjet.
Neni 2
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.