Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në “Konventën e Kombeve të Bashkuara për substancat psikotrope”
Ligji nr. 8965, datë 7 nëntor 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8965
- Data e miratimit
- 7 nëntor 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 79, 8 dhjetor 2002
- Hyn në fuqi
- 23 dhjetor 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 79, datë 2002-12-08
LIGJ
Nr. 8965, datë 7.11.2002
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “KONVENTËN E KOMBEVE TË BASHKUARA PËR SUBSTANCAT PSIKOTROPE”
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në “Konventën e Kombeve të Bashkuara për substancat psikotrope”, 1971.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr. 3582, datë 4.12.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
KONVENTA
MBI SUBSTANCAT PSIKOTROPE, 1971
Përfshirë Aktin Final dhe Rezolucionet e miratuara nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për adaptimin e protokollit mbi substancat psikotrope dhe listat e aneksuara të kësaj Konvente
KOMBET E BASHKUARA
AKTI FINAL I KONFERNCËS SË KOMBEVE TË BASHKUARA PËR ADAPTIMIN E PROTOKOLLIT MBI SUBSTANCAT PSIKOTROPE
1. Këshilli Social Ekonomik i Kombeve të Bashkuara, në lidhje me nenin 62 paragrafi 4 të kapitullit të Kombeve të Bashkuara dhe me parashikimet e Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme 366 (IV) të 3 dhjetorit 1949, vendosi sipas rezolutës 1474 (XLVIII) për të mbajtur një konferencë të të plotfuqishmëve për adaptimin e një protokolli mbi substancat psikotrope.
2. Konferenca e Kombeve të Bashkuara për adaptimin e protokollit mbi substancat psikotrope u mbajt në Vjenë nga 11 janar, deri në 21 shkurt 1971.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.