Për anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në Agjencinë Ndërqeveritare të Frankofonisë
Ligji nr. 8966, datë 7 nëntor 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8966
- Data e miratimit
- 7 nëntor 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 79, 8 dhjetor 2002
- Hyn në fuqi
- 23 dhjetor 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 79, datë 2002-12-08
LIGJ
Nr. 8966, datë 7.11.2002
PËR ANËTARËSIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË AGJENCINË
NDËRQEVERITARE TË FRANKOFONISË
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kus htetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Republika e Shqipërisë anëtarësohet në “Agjencinë Ndërqeveritare të Frankofonisë”.
Neni 2
Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të detyrimeve që rrjedhin
nga ky anëtarësim.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr. 3583, datë 4.12.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.