Për disa shtesa në ligjin nr. 8113, datë 28.3.1996 “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar me ligjin nr. 8765, datë 2.4.2001
Ligji nr. 8971, datë 14 nëntor 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8971
- Data e miratimit
- 14 nëntor 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 75, 22 nëntor 2002
- Hyn në fuqi
- 7 dhjetor 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 75, datë 2002-11-22
LIGJ
Nr. 8971, datë 14.11.2002
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 8113, DATË 28.3.1996 “PËR DEKORATAT NË
REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR. 8765, DATË 2.4.2001
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8113, datë 28.3.1996 “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar me
ligjin nr. 8765, datë 2.4.2001, bëhen shtesa si më poshtë:
Neni 1
Në nenin 3 shtohet pika 12 me këtë përmbajtje:
“12. Medalja e Mirënjohjes”.
Neni 2
Pas nenit 14/1 shtohet neni 14/2 me këtë përmbajtje:
“Neni 14/2
Medalja e Mirënjohjes
Kjo medalje u jepet qytetarëve shqiptarë ose të huaj, në raste festash zyrtare dhe ngjarjesh
historike. Medalja të jetë e artë.”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr. 3566, datë 19.11.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.