Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “TRAKTATIT PËR NDALIMIN E PLOTË TË PROVAVE BËRTHAMORE”

Ligji nr. 9014, datë 20 shkurt 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9014
Data e miratimit
20 shkurt 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 19, 22 mars 2003
Hyn në fuqi
6 prill 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 19, datë 2003-03-22

LIGJ

Nr.9014, datë 20.2.2003

PËR RATIFIKIMIN E “TRAKTATIT PËR NDALIMIN E PLOTË TË PROVAVE BËRTHAMORE”

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Traktati për ndalimin e plotë të provave bërthamore”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekret nr.3738, datë 19.3.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

TRAKTATI

PËR NDALIMIN E PLOTË TË PROVAVE BËRTHAMORE

Hyrje

Shtetet Pale ne kete traktat (ketej e tutje te permendura si "Shtetet Palë"),

duke mirepritur marreveshjet nderkombetare dhe masat e tjera pozitive te viteve te fundit ne fushen e carmatimit berthamor, perfshire reduktimin e arsenalit te armeve berthamore, si dhe ne fushen e ndalimit te perhapjes se armeve berthamore ne te gjitha aspektet,

duke nenvizuar rendesine e zbatimit te plote dhe te menjehershem te ketyre marreveshjeve dhe masave,

te bindur se situata e tanishme nderkombetare siguron nje mundesi per te marre masa te metejshme efektive lidhur me çarmatimin nderkombetar dhe kunder perhapjes se armeve berthamore ne te gjitha aspektet dhe duke deklaruar qellimin e tyre per te ndermarre masa te tilla,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.