PËR DISA NDRYSHIME NE LIGJIN NR.8410, DATË 30.09.1998 “PËR RADION DHE TELEVIZIONIN PUBLIK E PRIVAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8655, DATË 31.07.2000 DHE ME LIGJIN NR.8794, DATË 10.5.2001
Ligji nr. 9016, datë 20 shkurt 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9016
- Data e miratimit
- 20 shkurt 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 18, 21 mars 2003
- Hyn në fuqi
- 5 prill 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 2003-03-21
LIGJ
Nr.9016, datë 20.2.2003
PËR DISA NDRYSHIME NE LIGJIN NR.8410, DATË 30.09.1998 “PËR RADION DHE TELEVIZIONIN PUBLIK E PRIVAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8655, DATË 31.07.2000 DHE ME LIGJIN NR.8794, DATË 10.5.2001
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8410, datë 30.9.1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar me ligjin nr.8655, datë 31.7.2000 dhe me ligjin nr.8794, datë 10.5.2001, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 7 paragrafi i dytë i pikës 19 ndryshohet si më poshtë:
“Kuvendi miraton raportin vjetor për veprimtarinë e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij. Nëse për dy vjet radhazi, Kuvendi nuk miraton raportin vjetor për veprimtarinë e KKRT-së, atëherë KKRT-ja shpërndahet. KKRT-ja rizgjidhet sipas procedurave të përcaktuara në këtë ligj, por jo më vonë se tridhjetë ditë pas shpërndarjes së Këshillit paraardhës.”.
Neni 2
Neni 88 ndryshohet si më poshtë:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.