Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “KONVENTËN PËR NDIHMË NË RAST AKSIDENTI BËRTHAMOR OSE EMERGJENCE RADIOLOGJIKE”

Ligji nr. 9015, datë 20 shkurt 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9015
Data e miratimit
20 shkurt 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 18, 21 mars 2003
Hyn në fuqi
5 prill 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 2003-03-21

LIGJ

Nr.9015, datë 20.2.2003

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “KONVENTËN PËR NDIHMË NË RAST AKSIDENTI BËRTHAMOR OSE EMERGJENCE RADIOLOGJIKE”

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në “Konventën për ndihmë në rast aksidenti bërthamor ose emergjence radiologjike”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekret nr.3739, datë 19.3.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

KONVENTË

PËR NDIHMË NË RAST AKSIDENTI BËRTHAMOR OSE EMERGJENCE RADIOLOGJIKE

Shtetet pjesëmarrës të kësaj konvente:

të ndërgjegjshëm se veprimtaritë bërthamore po zhvillohen në një numër shtetesh;

duke vërejtur se janë marrë dhe po merren masa të gjithanshme për të arritur një nivel të lartë sigurie në veprimtaritë bërthamore, me qëllim që të parandalohen aksidentet bërthamore dhe të pakësohen pasojat e ndonjë aksidenti të tillë, edhe sikur ai të ndodhte;

duke dëshiruar të forcojnë më shumë bashkëpunimin ndërkombëtar për një zhvillim dhe përdorim të sigurt të energjisë bërthamore;

të bindur për nevojën e një sistemi ndërkombëtar, i cili do të lehtësojë dhënien e menjëhershme të ndihmës në rast aksidenti bërthamor ose emergjence radiologjike për të pakësuar pasojat e tyre,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.