Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR BASHKËPUNIMIN FINANCIAR PËR PROJEKTIN “FONDI I INVESTIMEVE SOCIALE, ADF II””

Ligji nr. 9012, datë 20 shkurt 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9012
Data e miratimit
20 shkurt 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 18, 21 mars 2003
Hyn në fuqi
5 prill 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 2003-03-21

LIGJ

Nr.9012, datë 20.2.2003

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË

SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR

BASHKËPUNIMIN FINANCIAR PËR PROJEKTIN “FONDI I INVESTIMEVE SOCIALE,

ADF II””

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kus htetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Qeverisë së

Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin financiar për projektin “Fondi i investimeve

sociale, ADF II””, me një hua prej 2 045 167, 52 Euro.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekret nr.3736, datë 19.3.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

MARRËVESHJE

NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS

FEDERALE TË GJERMANISË PËR BASHKËPUNIM FINANCIAR

(VITI 2000)

Në frymën e marrëdhënieve ekzistuese miqësore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe

Republikës Federale të Gjermanisë:

duke u nisur nga dëshira për t’i forcuar dhe thelluar këto marr ëdhënie miqësore nëpërmjet

bashkëpunimit financiar si partnerë;

të ndërgjegjshme se ruajtja e këtyre marrëdhënieve përbën bazën e kësaj Marrëveshjeje;

me qëllim për të kontribuar në zhvillimin social dhe ekonomik në Republikën e Shqipërisë;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.