PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË, TË FINANCIMIT DHE TË PROJEKTIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT DHE KfW-SË PËR PROJEKTIN “FONDI I INVESTIMEVE SOCIALE, II””
Ligji nr. 9011, datë 20 shkurt 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9011
- Data e miratimit
- 20 shkurt 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 17, 17 mars 2003
- Hyn në fuqi
- 1 prill 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 17, datë 2003-03-17
LIGJ
Nr.9011, datë 20.2.2003
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË, TË FINANCIMIT DHE TË PROJEKTIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT DHE KFW-SË PËR PROJEKTIN “FONDI I INVESTIMEVE SOCIALE, II””
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 shkronja “ç” të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,80
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e huasë, e financimit dhe e projektit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe KfW-së për projektin “Fondi i investimeve sociale, II””.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekret nr.3735, datë 19.3.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
MARRËVESHJE
FINANCIMI, HUAJE DHE PROJEKTI NDËRMJET
KREDITANSTALT FÜR WIEDERAUFBAU, FRANKFURT AM MAIN (“KFW”)
DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (“HUAMARRËSI”) PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE FONDI I ZHVILLIMIT SHQIPTAR (“AGJENCIA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT”) PËR 2.045.167,52 EURO SI KREDI
DHE 255.645,94 EURO SI KONTRIBUT FINANCIAR
Fondi i investimeve sociale, II
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.