Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7895, DATË 27.1.1995,

Ligji nr. 9017, datë 5 mars 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9017
Data e miratimit
5 mars 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 21, 27 mars 2003
Hyn në fuqi
11 prill 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 21, datë 2003-03-27

LIGJ

Nr.9017, datë 6.3.2003

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7895, DATË 27.1.1995,

“KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 81 pika 2 shkronja “d” dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin

e një grupi deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, pas

nenit 334 shtohet neni 334/1 si më poshtë:

“Neni 334/1

“Pavarësisht nga neni 278, përjashtohen nga ndjekja penale për armëmbajtje pa leje të armëve

dhe municioneve luftarake personat që në përputhje me legjislacionin në fuqi, dorëzojnë vullnetarisht

armët deri më datën 31.5.2005.

Në çdo rast nuk përjashtohen nga ndjekja penale për armëmbajtje pa leje personat që kanë

kryer vepër penale, duke përdorur si mjet për këtë qëllim armë dhe municione luftarake.

Nuk përjashtohen nga ndjekja penale edhe personat të cilët, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji,

deklarojnë se nuk kanë armë e municione luftarake dhe nga kontr ollet e ushtruara në mbështetje të

dispozitave përkatëse të Kodit të Procedurës Penale u gjenden armë e municione të fshehura.”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekret nr.3750, datë 26.3.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.