PËR AKREDITIMIN E LABORATORËVE TESTUES, KALIBRUES, ORGANIZMAVE CERTIFIKUES DHE INSPEKTUES NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Ligji nr. 9024, datë 6 mars 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9024
- Data e miratimit
- 6 mars 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 22, 2 prill 2003
- Hyn në fuqi
- 17 prill 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 22, datë 2003-04-02
LIGJ
Nr.9024, datë 6.3.2003
PËR AKREDITIMIN E LABORATORËVE TESTUES, KALIBRUES, ORGANIZMAVE CERTIFIKUES DHE INSPEKTUES NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj përcakton rregullat për krijimin dhe funksionimin e sistemit të akreditimit, përcakton fushat ku kryhet akreditimi dhe rolin e akreditimit në procedurat e vlerësimit të përputhjes me standardet dhe rregullat teknike.
Neni 2
Përkufizime
Në zbatim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Akreditim" kuptohet procedura e njohjes zyrtare, nga një organizëm i autorizuar, të kompetencës së një organizmi të vlerësimit të përputhjes me standardet dhe rregullat teknike, për të kryer detyra të tilla, si testim, kalibrim, certifikim, inspektim.
2. “Autorizim" kuptohet dhënia e së drejtës për të kryer vlerësimin e përputhjes me standardet dhe rregullat teknike të produkteve, proceseve, shërbimeve në sferën e detyrueshme, organizmave publikë ose privatë, vendas ose të huaj, që kryejnë veprimtari në Republikën e Shqipërisë, nga ministritë dhe institucionet qendrore të fushës përkatëse.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.