Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi për sigurimet shoqërore

Ligji nr. 70/2023, datë 14 shtator 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
70/2023
Data e miratimit
14 shtator 2023
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 146, 10 tetor 2023
Hyn në fuqi
25 tetor 2023
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 146, datë 2023-10-10

LIGJ

Nr. 70/2023

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

DHE MALIT TË ZI PËR SIGURIMET SHOQËRORE

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi për sigurimet shoqërore

sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Neni 2

Miratuar në datën 14.9.2023.

Shpallur me dekretin nr. 273 datë 4.10.2023, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bajram Begaj.

MARRËVESHJE

NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MALIT TË ZI

PËR SIGURIMET SHOQËRORE

Republika e Shqipërisë dhe Mali i Zi (në vijim të referuara si “Shtetet Kontraktuese”), të cilat

dëshirojnë të rregullojnë dhe zhvillojnë marrëdhëniet e tyre në fushën e sigurimeve shoqërore, bien

dakord si më poshtë:

PJESA I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Përkufizime

(1) Termat dhe frazat e përdorur në këtë Marrëveshje do të kenë kuptimin e mëposhtëm:

1. “territor”:

- për sa i përket Republikës së Shqipërisë: territori shtetëror i Republikës së Shqipërisë;

- për sa i përket Malit të Zi: territori shtetëror i Malit të Zi;

2. “shtetas i një Shteti Kontraktues”:

- për sa i përket Republikës së Shqipërisë: një person me nënshtetësi të Republikës së Shqipërisë;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.