Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8402, datë 10.9.1998, "Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit", të ndryshuar
Akti normativ nr. 7/2025, datë 1 tetor 2025, nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Zëvendëskryeministri.
- Numri
- 7/2025
- Data e miratimit
- 1 tetor 2025
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 178, 6 tetor 2025
- Hyn në fuqi
- 6 tetor 2025
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 178, datë 2025-10-06
AKT NORMATIV
Nr. 7, datë 1.10.2025
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8402, DATË 10.9.1998,
“PËR KONTROLLIN DHE DISIPLINIMIN E PUNIMEVE TË NDËRTIMIT”, TË
NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i
Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të
ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
Pika 14, e nenit 3, ndryshohet, si më poshtë vijon:
Neni 1
“14. “Zhvillues” është çdo person fizik ose juridik, që investon dhe realizon një zhvillim sipas lejes
së miratuar nga organi përgjegjës.”.
Neni 2
Pas pikës 2, të nenit 7, shtohet pika 3, me këtë përmbajtje:
“3. Mbikëqyrësit/grupit të mbikëqyrësve të punimeve i shtohet në çdo rast arkitekti, i cili ka hartuar
projektin ose një arkitekt i përzgjedhur nga zhvilluesi.”.
Neni 3
Në nenin 7/1 bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 1, fjalët “... Inspektoratin Vendor të Mbrojtjes së Territorit të bashkisë.” zëvendësohen
me “... autoritetin përgjegjës për inspektimin në nivel qendror e vendor dhe Sekretariatin Teknik të
Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit (KKTU) për lejet e ndërtimit në kompetencë të KKTU-së.”.
2. Në pikën 2, fjalët “... autoritetin përgjegjës të planifikimit ... “ zëvendësohen me “... autoritetin
përgjegjës të zhvillimit ...”.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.