Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin 107/2014, "Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit", të ndryshuar
Akti normativ nr. 8/2025, datë 1 tetor 2025, nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Zëvendëskryeministri.
- Numri
- 8/2025
- Data e miratimit
- 1 tetor 2025
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 178, 6 tetor 2025
- Hyn në fuqi
- 6 tetor 2025
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 178, datë 2025-10-06
AKT NORMATIV
Nr. 8, datë 1.10.2025
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 107/2014, “PËR
PLANIFIKIMIN DHE ZHVILLIMIN E TERRITORIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe
ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
Në ligjin nr. 107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, bëhen këto
ndryshime dhe shtesa:
VENDOSI:
Neni 1
Në nenin 3 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
1. Pika 10 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“10. “E drejta për zhvillim” është e drejta ligjore për të zhvilluar një parcelë dhe/ose një zonë,
në përputhje me dokumentet e planifikimit dhe të kontrollit të zhvillimit. E drejta për zhvillim
është e dallueshme nga e drejta e pronësisë dhe jepet nga autoriteti vendor i planifikimit, që ka
kompetencën për të rregulluar përdorimin e tokës në juridiksionin e tij, dhe KKTU-ja, në përputhje
me përcaktimet ligjore në fuqi.”.
2. Në pikën 12, fjalët “... autoritetit përgjegjës të planifikimit ...” zëvendësohen me “... autoritetit
përgjegjës të zhvillimit ...”.
3. Në pikën 14, pas fjalëve “... autoriteti përgjegjës i planifikimit ...” shtohen “... dhe i
zhvillimit ...”.
4. Në pikën 18, fjalët “... autoriteti përgjegjës i planifikimit ...” zëvendësohen me “... autoriteti
përgjegjës i zhvillimit ...”.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.