PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË TURQISË PËR MBROJTJEN SHOQËRORE”
Ligji nr. 9066, datë 15 maj 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9066
- Data e miratimit
- 15 maj 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 51, 25 qershor 2003
- Hyn në fuqi
- 10 korrik 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 51, datë 2003-06-25
LIGJ
Nr.9066, datë 15.5.2003
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË TURQISË PËR MBROJTJEN SHOQËRORE”
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës të Turqisë për mbrojtjen shoqërore”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekret nr.3838, datë 17.6.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
MARRËVESHJE
NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË TURQISË PËR MBROJTJEN SHOQËRORE
Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Turqisë kanë rënë dakord për pikat e mëposhtme në fushën e mbrojtjes shoqërore.
PJESA I
DISPOZITA TE PËRGJITHSHME
Neni 1
Përkufizime
1. Në këtë Marrëveshje:
1.1 “Vend” do të thotë, në lidhje me Republikën e Shqipërisë, Republika e Shqipërisë dhe në lidhje me Republikën e Turqisë, Republika e Turqisë.
1.2 “Legjislacion” do të thotë ligj, sipas ligjit dhe rregullore të përcaktuara në nenin 2.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.