PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “KONVENTËN PËR PRIVILEGJET DHE IMUNITETET E AGJENCIVE TË SPECIALIZUARA” DHE ANEKSET E SAJ
Ligji nr. 9105, datë 17 korrik 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9105
- Data e miratimit
- 17 korrik 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 69, 8 gusht 2003
- Hyn në fuqi
- 23 gusht 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 69, datë 2003-08-08
LIGJ
Nr.9105, datë 17.7.2003
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “KONVENTËN PËR PRIVILEGJET DHE IMUNITETET E AGJENCIVE TË SPECIALIZUARA” DHE ANEKSET E SAJ
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në “Konventën për privilegjet dhe imunitetet e agjencive të specializuara” dhe anekset e saj.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.3919, datë 30.7.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
KONVENTA
MBI PRIVILEGJET DHE IMUNITETET E AGJENCIVE TË SPECIALIZUARA
(MIRATUAR NGA ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME E KOMBEVE TË BASHKUARA MË 21 NËNTOR 1947)
Ndërsa Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi më 13 shkurt 1946 një rezolutë që parashikonte unifikimin sa më të madh të mundshëm të privilegjeve dhe imuniteteve që gëzojnë Kombet e Bashkuara dhe agjencitë e ndryshme të specializuara;
ndërsa janë zhvilluar konsultime ndërmjet Kombeve të Bashkuara dhe agjencive të specializuara lidhur me zbatimin e rezolutës së sipërpërmendur;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.