PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8678, DATË 14.5.2001 "PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E MINISTRISË SË DREJTËSISË"
Ligji nr. 9112, datë 23 korrik 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9112
- Data e miratimit
- 23 korrik 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 78, 21 shtator 2003
- Hyn në fuqi
- 6 tetor 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 78, datë 2003-09-21
LIGJ
Nr.9112, datë 24.7.2003
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8678, DATË 14.5.2001 "PËR
ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E MINISTRISË SË DREJTËSISË"
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 102 pika 4 të Kushtet utës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.8678, datë 14.5.2001 "Për organizimin dhe funksion imin e Ministrisë së
Drejtësisë", bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Pika 3 e nenit 4 ndryshohet si më poshtë:
"3. Gjyqtarët dhe prokurorët mund të shërbejnë si këshilltarë ligjorë dhe në nivele drejtuese
ose ekzekutive të strukturave juridiko-profesionale të Ministrisë së Drejtësisë.
".
Neni 2
1. Në nenin 6 bëhen këto ndryshime:
Paragrafi i parë ndryshohet si më poshtë:
"Ministria e Drejësisë ushtron veprimtarinë e vet në fushat".
2. Pika 6 ndryshohet si më poshtë:
"6. Ndjek dhe realizon politikat dhe veprimtaritë, që lidhen me çështjet e përqasjes dhe të
integrimit të sistemit të drejtësisë në nismat dhe strukturat ndërkombëtare përkatëse, si dhe
bashkërendon punën me institucionet e tjera, në funksion të për afrimit të legjislacionit shqiptar me atë
të Komunitetit Europian dhe të shteteve anëtare të tij.
".
3. Pika 7 ndryshohet si më poshtë:
"7. Kujdeset për organizimin dhe funksionimin e shërbimeve, që lidhen me sistemin gjyqësor
dhe atë të drejtësisë, në përgjithësi.".
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.