PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8436, DATË 28.12.1998 "PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË"
Ligji nr. 9111, datë 24 korrik 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9111
- Data e miratimit
- 24 korrik 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 78, 22 shtator 2003
- Hyn në fuqi
- 7 tetor 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 78, datë 2003-09-22
LIGJ
Nr.9111 datë 24.7.2003
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8436, DATË 28.12.1998 "PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË"
Në mbështetje të neneve 81 pika 1 dhe pika 2 shkronja "a", si dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8436, datë 28.12.1998 "Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Paragrafi i dytë i nenit 10 shfuqizohet.
Neni 2
Në nenin 28 bëhen këto shtesa:
a) Në fund të paragrafit të dytë shtohet fjalia me këtë përmbajtje:
"Në këtë rast, gjyqtari përfiton një shtesë page prej 5 për qind mbi pagën, e cila përballohet nga gjykata ku ka emërimin.".
b) Në fund të paragrafit të pestë shtohet fjalia me këtë përmbajtje:
"Në këtë rast, gjyqtari përfiton pagën përkatëse të detyrës së ngarkuar.".
Neni 3
Në nenin 39 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
a) Në fund të nenit 39 shtohet fjalia me këtë përmbajtje:
"Gjyqtarët, që kryejnë detyra të ngutshme në ditët e pushimit javor ose të festave zyrtare, përfitojnë shtesë page në masën 50 për qind të pagës së tyre ditore.".
b) Pas nenit 39 shtohen nenet 39/1 dhe 39/2 me këtë përmbajtje:
"Neni 39/1
Pagat në gjykatën e rrethit gjyqësor dhe në gjykatën ushtarake
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.