PËR FALJEN E KAMATËVONESAVE TË KONTRIBUTEVE TË SIGURIMEVE SHOQËRORE TË PAPAGUARA
Ligji nr. 9118, datë 24 korrik 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 29 prill 2004.
- Numri
- 9118
- Data e miratimit
- 24 korrik 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 75, 3 shtator 2003
- Hyn në fuqi
- 18 shtator 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 75, datë 2003-09-03
LIGJ
Nr.9118, datë 24.7.2003
PËR FALJEN E KAMATËVONESAVE TË KONTRIBUTEVE TË SIGURIMEVE
SHOQËRORE TË PAPAGUARA
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Falen kamatëvonesat e kontributeve për sigurimet shoqërore të papaguara deri në datën
31.12.2002 nga ndërmarrjet dhe shoqëritë me kapital tërësisht shtetëror, nga ndërmarrjet dhe shoqëritë
me kapital të përbashkët me shtetin, nga personat juridikë e fizikë privatë dhe nga personat e
vetëpunësuar në bujqësi, me kusht që detyrimet për kontributet të arkëtohen brenda datës 31 dhjetor
2004.
Neni 2
Pushohet ekzekutimi i vendimeve të gjykatave, që kanë marrë for më të prerë deri në datën e
hyrjes në fuqi të këtij ligji, për pjesën e kamatëvonesave të sigurimeve shoqërore të papaguara, të cilat
falen me këtë ligj.
Neni 3
Kamatëvonesat e kontributeve për sigurimet shoqërore, të paguar a para hyrjes në fuqi të këtij
ligji, nuk rikthehen.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekret nr.3944, datë 19.8.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
Aktet që e ndryshojnë
- 29 prill 2004 · 9227 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9118, DATË 24.7.2003 “PËR FALJEN E KAMATËVONESAVE TË KONTRIBUTEVE TË SIGURIMEVE SHOQËRORE TË PAPAGUARA”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.