Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovakisë për eliminimin e tatimit të dyfishtë në lidhje me tatimet mbi të ardhurat dhe parandalimin dhe shmangien e evazionit tatimor”.

Ligji nr. 73/2023, datë 14 shtator 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
73/2023
Data e miratimit
14 shtator 2023
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 144, 5 tetor 2023
Hyn në fuqi
20 tetor 2023
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 144, datë 2023-10-05

LIGJ

Nr. 73/2023

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE

TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS

SË SLLOVAKISË PËR ELIMINIMIN E TATIMIT TË DYFISHTË, NË LIDHJE

ME TATIMET MBI TË ARDHURAT DHE PARANDALIMIN DHE SHMANGIEN

E EVAZIONIT TATIMOR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së

Republikës së Sllovakisë për eliminimin e tatimit të dyfishtë, në lidhje me tatimet mbi të ardhurat dhe

parandalimin dhe shmangien e evazionit tatimor, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 14.9.2023.

Shpallur me dekretin nr. 261, datë 2.10.2023, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram

Begaj.

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE

QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SLLOVAKISË PËR ELIMINIMIN E TATIMIT TË

DYFISHTË, NË LIDHJE ME TATIMET MBI TË ARDHURAT

DHE PARANDALIMIN DHE SHMANGIEN E EVAZIONIT TATIMOR

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Sllovakisë, në vijim të

referuara vetëm si “Shtete Kontraktuese”,

duke dëshiruar të zhvillojnë më tej marrëdhëniet e tyre ekonomike dhe të rrisin bashkëpunimin e tyre

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.