PËR TRAJTIMIN MJEDISOR TË UJËRAVE TË NDOTURA
Ligji nr. 9115, datë 24 korrik 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 14 shkurt 2013.
- Numri
- 9115
- Data e miratimit
- 24 korrik 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 78, 22 shtator 2003
- Hyn në fuqi
- 7 tetor 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 78, datë 2003-09-22
LIGJ
Nr.9115, datë 24.7.2003
PËR TRAJTIMIN MJEDISOR TË UJËRAVE TË NDOTURA
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim të mbrojë mjedisin dhe shëndetin e njeriut nga ndikimet negative të ujërave të ndotura, duke përcaktuar rregullat e trajtimit mjedisor të tyre, si dhe detyrimet e shkarkuesve të ujërave të ndotura.
Neni 2
Objekti
Objekt i zbatimit të këtij ligji janë:
a) ujërat e ndotura urbane;
b) ujërat e ndotura industriale, sipas degëve të veçanta të industrisë;
c) ujërat nga kullimi i tokave bujqësore;
ç) ujërat e ndotura të çdo lloji.
Neni 3
Përkufizime
Në kuptim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këtë kuptim:
1. "Ujërat e ndotura urbane" janë ujërat e përdorura që shkarkohen nga banesat dhe veprimtaritë e caktuara industriale, të cilat përmbajnë lëndë të tretura dhe lëndë në pezulli.
2. "Ujërat e ndotura shtëpiake" janë ujërat e përdorura të çdo lloji, me përbërje organike, të degradueshme, lëndë minerare në formë të tretur ose në pezulli, të shkarkuara nga instalimet hidraulike të çdo lloji.
3. "Ujërat e ndotura industriale" janë ujërat e përdorura nga veprimtaritë tregtare dhe industriale.
4. "Mjedis pritës" përfaqëson zonat e shkarkimit të ujërave të përdorura.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 14 shkurt 2013 · 34/2013 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9115, datë 24.7.2003 “Për trajtimin e ujërave të ndotura”, të ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.