PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7697, DATË 7.4.1993 "PËR KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7813, DATË 14.4.1994, LIGJIN NR.7927, DATË 24.4.1995 DHE LIGJIN NR. 8343, DATË 6.5.1998
Ligji nr. 9119, datë 24 korrik 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9119
- Data e miratimit
- 24 korrik 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 78, 22 shtator 2003
- Hyn në fuqi
- 7 tetor 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 78, datë 2003-09-22
LIGJ
Nr.9119 datë 24.7.2003
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7697, DATË 7.4.1993 "PËR KUNDËRVAJTJET
ADMINISTRATIVE”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7813, DATË 14.4.1994, LIGJIN
NR.7927, DATË 24.4.1995 DHE LIGJIN NR. 8343, DATË 6.5.1998
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e një grupi
deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr. 7697, datë 7.4.1993 "Për kundërvajtjet administrative”, ndryshuar me ligjin
nr.7813, datë 14.4.1994, ligjin nr. 7927, datë 24.4.1995 dhe ligjin nr. 8343, datë 6.5.1998 bëhen këto
ndryshime:
Neni 1
Paragrafi i dytë i nenit 3 ndryshohet si më poshtë:
"Kanë të drejtë të nxjerrin akte që parashikojnë kundërvajtje a dministrative edhe këshillat e
bashkive dhe të komunave, për shkelje që kanë lidhje me fushat, ku sipas ligjit ushtrojnë funksionet e
veta e të përbashkëta në njësitë territoriale përkatëse dhe që nuk janë parashikuar si të tilla në ligje të
veçanta.".
Neni 2
Neni 5 i ligjit ndryshohet si më poshtë:
“Neni 5
Niveli i dënimit me gjobë dhe gjoba në vend në rastet e shkelje ve të një rëndësie të vogël, për
kundërvajtjet e parashikuara në aktet e bashkisë dhe të komunës , përcaktohen me vendim të këshillit
përkatës.".
Neni 3
Neni 6 i ligjit shfuqizohet.
Neni 4
Në nenin 20 bëhen këto ndryshime:
1. Paragrafi i parë shkronja “b” ndryshohet si më poshtë:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.