PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATAVE PËR KRIME TË RËNDA
Ligji nr. 9110, datë 24 korrik 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9110
- Data e miratimit
- 24 korrik 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 78, 22 shtator 2003
- Hyn në fuqi
- 7 tetor 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 78, datë 2003-09-22
LIGJ
Nr.9110, datë 24.7.2003
PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATAVE PËR KRIME TË RËNDA
Në mbështetje të neneve 81 pika 1 e pika 2 shkronja "a”, 83 pik a 1, si dhe 135 të Kushtetutës,
me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim organizimin dhe funksionimin e gjykatave për krimet e rënda, me synim
rritjen e efektivitetit të luftës kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, si dhe përmirësimin e
cilësisë së gjykimit të tyre.
Neni 2
Organizimi i gjykatave për krimet e rënda
1. Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave për krime të rënda dhe gjykatave të apelit për
krime të rënda zbatohen dispozitat ligjore lidhur me organizimin e pushtetit gjyqësor dhe ato për
Këshillin e Lartë të Drejtësisë, përveç kur parashikohet ndryshe në këtë ligj.
2. Gjykatat për krime të rënda dhe gjykatat e apelit për krime të rënda janë hallka të sistemit
gjyqësor, që shqyrtojnë në shkallë të parë dhe të dytë krimet me rrezikshmëri të lartë, të caktuara me
ligj.
3. Numri i gjykatave për krime të rënda, i gjykatave të apelit për krime të rënda, i gjyqtarëve
të tyre, si dhe kompetenca tokësore e tyre caktohet me dekret të Presidentit të Republikës, me
propozimin e Ministrit të Drejtësisë, pasi të jetë marrë mendimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Neni 3
Përbërja
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.