PËR FALJEN E GJOBAVE DHE TË INTERESAVE PËR DETYRIMET TATIMORE TË TVSH-SË, TË PASHLYERA NGA KONTRAKTORËT E PROJEKTEVE TË FINANCUARA NGA PROGRAMI “PHARE”
Ligji nr. 9116, datë 24 korrik 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9116
- Data e miratimit
- 24 korrik 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 78, 22 shtator 2003
- Hyn në fuqi
- 7 tetor 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 78, datë 2003-09-22
LIGJ
Nr.9116, datë 24.7.2003
PËR FALJEN E GJOBAVE DHE TË INTERESAVE PËR DETYRIMET TATIMORE TË TVSH-SË, TË PASHLYERA NGA KONTRAKTORËT E PROJEKTEVE TË FINANCUARA NGA PROGRAMI “PHARE”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Falen të gjitha gjobat e vëna dhe interesat e zbatuar për detyrimet tatimore të TVSH-së, të pashlyera nga kontraktorët e projekteve të financuara nga programi “PHARE”, sipas listës që i bashkëlidhet këtij ligji.
Firmave që nuk kanë shlyer detyrimet tatimore të TVSH-së, nuk u falen gjobat e interesat pa shlyer detyrimet e papaguara.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekret nr.3942, datë 19.8.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
PASQYRA E DETYRIMEVE TË KONTRAKTORËVE QË OPEROJNË NË NDËRTIMIN DHE REHABILITIMIN E RRUGËVE
Në lekë
EMRI | NIPT | DETYRIMI | INTERESA | GJOBA | SHUMA
GRANIT | J91516004J | 0 | 37900794 | 9788997 | 47689791
BE-HA-SE | J91417006E | 7889124 | 70696399 | 70550471 | 149135994
SA-FA | J81412002P | 29988250 | 7077260 | 14720525 | 51786035
MAVROVO | J91511008Q | 0 | 0 | 9485694 | 9485694
ITAL STRADE | J91613001T | 0 | 0 | 9657531 | 9657531
CONSTRFALCIONE | J61826103R | 0 | 0 | 69908 | 69908
RUSC TURB SIDER | J91427007Q | 6135425 | 1039522 | 6237433 | 13412380
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.