PËR RATIFIKIMIN E "MARRËVESHJES FINANCIARE, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EUROPIANE, PËR PROGRAMIN VJETOR KOMBËTAR TË VEPRIMIT, "CARDS 2003""
Ligji nr. 9155, datë 4 dhjetor 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9155
- Data e miratimit
- 4 dhjetor 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 109, 31 dhjetor 2003
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 109, datë 2003-12-31
LIGJ
Nr.9155, datë 4.12.2003
PËR RATIFIKIMIN E "MARRËVESHJES FINANCIARE, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EUROPIANE, PËR PROGRAMIN VJETOR KOMBËTAR TË VEPRIMIT, "CARDS 2003""
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet "Marrëveshja financiare, ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Europiane, për programin vjetor kombëtar të veprimit, "CARDS 2003"".
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4073, datë 28.12.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
MARRËVESHJE FINANCIARE
KUSHTET SPECIALE
Komuniteti Europian, këtu e tutje referuar si "Komuniteti", i përfaqësuar nga Komisioni i Komuniteteve Europiane, këtu e tutje referuar si "Komisioni",
nga njëra anë dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë, këtu e tutje referuar si "Përfituesi", nga ana tjetër,
kanë rënë dakord si më poshtë:
Neni 1
Natyra dhe qëllimi i veprimit
1.1 Komuniteti do të kontribuojë për financimin e programit "Programi vjetor i veprimit 2003 për Shqipërinë", këtu e tutje referuar si "programi", i cili është përshkruar në dispozitat teknike dhe administrative në shtojcën II.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.