PËR PËRGJIMIN E TELEKOMUNIKIMEVE
Ligji nr. 9157, datë 4 dhjetor 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 4 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 27 prill 2017.
- Numri
- 9157
- Data e miratimit
- 4 dhjetor 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 107, 31 dhjetor 2003
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 107, datë 2003-12-31
LIGJ
Nr.9157, datë 4.12.2003
PËR PËRGJIMIN E TELEKOMUNIKIMEVE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj përcakton procedurat që duhet të ndiqen për përgjimin e telekomunikimeve nga institucione shtetërore informative të krijuara me ligj për realizimin e detyrave të tyre, si dhe procedurat që duhet të ndiqen nga personat e ngarkuar për përgjim.
Neni 2
Qëllimi
Ky ligj synon të rrisë efektivitetin e punës së institucioneve shtetërore informative për zbulimin e veprimtarisë antikushtetuese, kriminale dhe keqbërëse, si dhe të parandalojë pasojat që mund të vijnë nga kjo veprimtari.
Neni 3
Përkufizime
Në zbatim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Bërthama komanduese elektronike” është pajisja teknike në administrim të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, e cila lejon ose ndalon përgjimin e një pajisjeje telekomunikacioni.
2. “Objekt përgjimi” janë sinjalet, shkrimet, fotografitë, të dhënat audiovizuale ose lloj tjetër informacioni, për të marrë ose transmetuar nëpërmjet pajisjeve të telekomunikacionit.
3. “Operator publik i telekomunikacionit” është subjekti, i cili ndërton ose shfrytëzon një rrjet telekomunikacioni ose ofron shërbime të tilla.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 3 mars 2008 · 9885 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9157, datë 4.12.2003 “Për përgjimin e telekomunikimeve
- 22 tetor 2009 · 10172 · PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.9157, DATË 4.12.2003 “PËR PËRGJIMIN E TELEKOMUNIKACIONEVE”
- 13 dhjetor 2012 · 116/2012 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9157, DATË 4.12.2003 “PËR PËRGJIMIN E TELEKOMUNIKIMEVE”, TË NDRYSHUAR
- 27 prill 2017 · 69/2017 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9157, DATË 4.12.2003, “PËR PËRGJIMIN E KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE”, TË NDRYSHUAR
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.