Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8560, DATË 22.12.1999 "PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË" NDRYSHUAR ME LIGJET NR.8710, DATË 15.12.2000, NR.8846, DATË 11.12.2001 DHE NR.8968, DATË 7.11.2002”

Ligji nr. 9160, datë 18 dhjetor 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9160
Data e miratimit
18 dhjetor 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 105, 31 dhjetor 2003
Hyn në fuqi
15 janar 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 105, datë 2003-12-31

LIGJ

Nr.9160, datë 18.12.2003

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8560, DATË 22.12.1999 "PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË" NDRYSHUAR ME LIGJET NR.8710, DATË 15.12.2000, NR.8846, DATË 11.12.2001 DHE NR.8968, DATË 7.11.2002”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8560, datë 22.12.1999 "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë", ndryshuar me ligjet nr.8710, datë 15.12.2000, nr.8846, datë 11.12.2001 dhe nr.8968, datë 7.11.2002”, bëhen këto shtesa e ndryshime:

Neni 1

Në fund të pikës 1 të nenit 6 shtohen fjalët:

"dhe kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.".

Neni 2

Pika 3 e nenit 16 shfuqizohet.

Neni 3

Në nenin 17 bëhen këto shtesa:

1. Në shkronjën "g" shtohet fjalia me këtë përmbajtje:

“siguron zbatimin e kodit të etikës të punonjësve të shërbimit civil për punonjësit e administratës tatimore”.

2. Në shkronjën "gj" shtohen fjalët si më poshtë:

"që nuk shkelin të drejtat e tatimpaguesve, të përcaktuara me ligj.".

Neni 4

Paragrafi i dytë i nenit 19 ndryshohet si më poshtë:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.