PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8438, DATË 28.12.1998 “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, I NDRYSHUAR
Ligji nr. 9161, datë 18 dhjetor 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9161
- Data e miratimit
- 18 dhjetor 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 105, 31 dhjetor 2003
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 105, datë 2003-12-31
LIGJ
Nr. 9161, datë 18.12.2003
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8438, DATË 28.12.1998 “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI :
Në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në fund të nenit 4 shtohet shkronja “i” me këtë përmbajtje:
“i) të ardhura të tjera që nuk identifikohen në format e paraqitura në këtë nen.”.
Neni 2
Në fund të nenit 8 shtohen shkronjat “f” dhe “g” me këtë përmbajtje:
“f) të ardhurat e realizuara nga diferenca ndërmjet çmimit të shitjes dhe çmimit të blerjes së kuotave ose aksioneve, që një ortak ose aksioner zotëron dhe ia shet një personi tjetër;
g) të ardhura të tjera, që nuk identifikohen në format e paraqitura në këtë nen, të realizuara nga individë rezidentë ose nga persona jorezidentë, por me burim në Republikën e Shqipërisë.”.
Neni 3
Pas nenit 8 shtohet neni 8/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 8/1
Të ardhura të përjashtuara
Përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat vetjake:
1. Të ardhurat e përfituara si rezultat i sigurimit në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe ndihmat ekonomike për individët pa të ardhura ose me të ardhura të ulëta, sipas përcaktimeve në legjislacionin përkatës në fuqi.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.