Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002 "PËR AKCIZAT", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.9041, DATË 27.3.2003

Ligji nr. 9163, datë 18 dhjetor 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9163
Data e miratimit
18 dhjetor 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 105, 31 dhjetor 2003
Hyn në fuqi
15 janar 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 105, datë 2003-12-31

LIGJ

Nr.9163, datë 18.12.2003

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002 "PËR AKCIZAT", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.9041, DATË 27.3.2003

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8976, datë 12.12.2002 "Për akcizat”, ndryshuar me ligjin nr.9041, datë 27.3.2003, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 4, pas pikës 3 shtohet pika 3/1 me këtë përmbajtje:

"3/1. Çdo person që importon malto dhe nuk është i autorizuar si prodhues birre, është i detyruar të pajiset me autorizim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Ministri i Financave përcakton me udhëzim rregullat për vendosjen e garancisë para importimit të maltos, për dokumentacionin e nevojshëm dhe për kthimin e garancisë.".

Neni 2

Shkronja “b” e pikës 1 të nenit 10 ndryshohet si më poshtë:

“b) për t’u dërguar në një magazinë tjetër tatimore të miratuar;”.

Neni 3

Pas pikës 2 të nenit 19 shtohen pikat 3 dhe 4 me këtë përmbajtje:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.