Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 119/2014, "Për të drejtën e Informimit"
Ligji nr. 78/2023, datë 21 shtator 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 78/2023
- Data e miratimit
- 21 shtator 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 152, 20 tetor 2023
- Hyn në fuqi
- 4 nëntor 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 152, datë 2023-10-20
LIGJ
Nr. 78/2023
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 119/2014,
“PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 2 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
1. Në shkronjën “a” të pikës 1 fjalët “administrativ i parashikuar në legjislacionin në fuqi për
procedurat administrative” zëvendësohen me fjalët “publik, sipas përkufizimit të dhënë në ligjin nr.
44/2015, ‘Kodi i Procedurave Administrative’”.
2. Pas pikës 1 shtohen pikat 1/1 dhe 1/2 me këtë përmbajtje:
“1/1. “E drejta e autorit” ka të njëjtin kuptim me atë të dhënë në ligjin nr. 35/2016, “Për të drejtat
e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, të ndryshuar.
1/2. “Patentë” ka të njëjtin kuptim me atë të dhënë në ligjin nr. 9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë
industriale”, të ndryshuar.
3. Pas pikës 3 shtohet pikat 3/1 me këtë përmbajtje:
“3/1 “Sekret tregtar” ka të njëjtin kuptim me atë të dhënë në ligjin nr. 9947, datë 7.7.2008, “Për
pronësinë industriale”, të ndryshuar.
4. Në pikën 4 fjalët “ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, të ndryshuar” zëvendësohen me
fjalët “ligjin nr. 9887, datë 10.3.2008, ‘Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar’”.
5. Pika 6 ndryshohet si më poshtë:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.