Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9136, DATË 11.9.2003 “PËR MBLEDHJEN E KONTRIBUTEVE TË DETYRUESHME TË SIGURIMEVE SHOQËRORE DHE SHËNDETËSORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Ligji nr. 9164, datë 18 dhjetor 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9164
Data e miratimit
18 dhjetor 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 105, 31 dhjetor 2003
Hyn në fuqi
15 janar 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 105, datë 2003-12-31

LIGJ

Nr.9164, datë 18.12.2003

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9136, DATË 11.9.2003 “PËR MBLEDHJEN E

KONTRIBUTEVE TË DETYRUESHME TË SIGURIMEVE SHOQËRORE DHE

SHËNDETËSORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.9136, datë 11.9.2003 "Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve

shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë", bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Pika 2 e nenit 9 shfuqizohet.

Neni 2

Neni 10 ndryshohet si më poshtë:

"Neni 10

Detyrimi për të deklaruar

1. Personi i detyruar për të paguar kontribute duhet të dorëzojë në organet tatimore një

deklaratë për çdo periudhë.

2. Deklarata duhet të përmbajë shumën e kontributeve për t'u pa guar, shumën dhe tipin e

përfitimeve të paguara dhe vlerën e kontributeve të paguara.

3. Personat që janë të detyruar të paguajnë kontribute dorëzojnë në organin tatimor deklaratën

përkatëse, ku shënohet për çdo person emri, numri i sigurimeve shoqërore, shuma e kontributeve për

t'u paguar dhe shuma e përfitimeve.

4. Formularët e deklarimit, të përmendur në pikat 1 dhe 3 të këtij neni, përcaktohen në

udhëzimin e përbashkët të Ministrit të Financave dhe Ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale, në

zbatim të këtij ligji.

".

Neni 3

Neni 11 ndryshohet si më poshtë:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.