PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8977, DATË 12.12.2002 "PËR SISTEMIN E TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË"
Ligji nr. 9158, datë 18 dhjetor 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9158
- Data e miratimit
- 18 dhjetor 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 105, 31 dhjetor 2003
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 105, datë 2003-12-31
LIGJ
Nr.9158, datë 18.12.2003
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8977, DATË 12.12.2002 "PËR
SISTEMIN E TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË"
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.8977, datë 12.12.2002 "Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë
", bëhen
këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 4 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Pika 21 ndryshohet si më poshtë:
"21. Taksa e qarkullimit rrugor.".
2. Pas pikës 23 shtohet pika 24 me këtë përmbajtje:
" 24. Taksa për regjistrimin e lojërave të fatit, për kazinotë dhe për garat sportive që
zhvillohen në hipodrom.".
Neni 2
Në nenin 5 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Pika 21 ndryshohet si më poshtë:
" 21. Taksa e qarkullimit rrugor caktohet:
- Për autoveturat me më pak ose e barabartë
me (4+1) vende…………………………. 7 000 lekë në vit
- Për autoveturat me më shumë se (4+1) vende,
për mikrobusët, autobusët e çdo lloj tipi
dhe kamionët e çdo tonazhi…………………. 15 000 lekë në vit.".
2. Pas pikës 23 shtohet pika 24 me këtë përmbajtje:
" 24. Taksa për regjistrimin e lojërave të fatit, kazinotë, për garat sportive që zhvillohen në
hipodrom, caktohet:
Për lojërat e fatit si lojëra aritmetike, lojëra
fati sportive, llotari dhe lojëra elektronike me
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.