Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8652, DATË 31.7.2000 "PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISJES VENDORE"

Ligji nr. 9208, datë 18 mars 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9208
Data e miratimit
18 mars 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 21, 4 gusht 2004
Hyn në fuqi
19 gusht 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 21, datë 2004-08-04

LIGJ

Nr.9208, datë 18.3.2004

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8652, DATË 31.7.2000 "PËR

ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISJES VENDORE"

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.8652, datë 31.7.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore"

bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në pikën 5 të nenit 31 shtohet fjalia me këtë përmbajtje:

"Në rendin e ditës përfshihen, me përparësi, propozimet për vendime të kryesive të fshatrave

nën juridiksionin e komunës/bashkisë përkatëse.

".

Neni 2

Në nenin 33 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Pika 3 ndryshohet si më poshtë:

"3. Vendimet, për rastet e parashikuara në shkronjat "b", "c", "d", "dh", "f"', "g", "gj ", "i" dhe

" j" të nenit 32 të këtij ligji, merren me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të

këshillit.".

2. Në pikën 4 fjalët “shkronjat “e” dhe “f”” zëvendësohen me fjalët “shkronja “e””.

Neni 3

Në nenin 35 pas pikës 2 shtohet pika 2/1 me këtë përmbajtje:

"2/1. Për këshillat komunalë/bashkiakë janë të detyrueshme seancat e këshillimit me kryetarët

dhe kryesinë e fshatrave nën juridiksion, në përputhje me përcaktimet e bëra në shkronjat “ç” , "dh”,

“e”, "f", "k" dhe "ll" të nenit 32 të ligjit. Seancat e këshillimit, në këtë rast, shënohen në procesverbal.".

Neni 4

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.