Ligj

PËR LEGALIZIMIN E SHTESAVE NË NDËRTIME

Ligji nr. 9209, datë 23 mars 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9209
Data e miratimit
23 mars 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 26, 10 maj 2004
Hyn në fuqi
25 maj 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 26, datë 2004-05-10

LIGJ

Nr.9209, datë 23.3.2004

PËR LEGALIZIMIN E SHTESAVE NË NDËRTIME

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj ka objekt legalizimin e ndërtimeve, tërësisht ose karabina, me sipërfaqe më të madhe

se projekti i miratuar me vendim të KRRT-ve të njësive të qeverisjes vendore.

Neni 2

Dokumentacioni dhe kriteret e legalizimit

Për kryerjen e procesit të legalizimit të shtesave në ndërtime, çdo subjekt juridik i interesuar

duhet të plotësojë dokumentacionin dhe këto kritere legalizimi:

1. Të ketë depozituar në njësinë vendore përkatëse, brenda datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji,

procesverbalin e përfundimit të karabinasë.

2. Objekti të jetë në përputhje me planet rregulluese të miratuara.

3. Të ketë zbatuar funksionet e mjediseve nën tokë të objektit në përputhje me lejen e

ndërtimit.

4. Të garantojë qëndrueshmërinë konstruktive dhe estetike të objektit.

5. Të dorëzojë raportin e vlerësimit për anën teknike dhe konstruktive të ndërtesës ose të

karabinasë, të hartuar nga dy konstruktorë të licencuar, të cilit t’i bëhet oponenca nga institute të

specializuara, të përcaktuara nga ministria që mbulon veprimtarinë e ndërtimit.

6.Të mos pengojë realizimin e studimeve të miratuara, të çdo niveli, dhe të mos përbëjë rrezik

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.