Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN NDËRKOMBËTARE “PËR KUFIZIMIN E PËRGJEGJËSIVE PËR REKLAMIMET DETARE, 1976” DHE NË PROTOKOLLIN E VITIT 1996

Ligji nr. 9212, datë 25 mars 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9212
Data e miratimit
25 mars 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 26, 10 maj 2004
Hyn në fuqi
25 maj 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 26, datë 2004-05-10

LIGJ

Nr.9212, datë 25.3.2004

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN NDËRKOMBËTARE “PËR KUFIZIMIN E PËRGJEGJËSIVE PËR REKLAMIMET DETARE, 1976” DHE NË PROTOKOLLIN E VITIT 1996

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në Konventën Ndërkombëtare “Për kufizimin e përgjegjësive për reklamimet detare, 1976” .

Neni 2

Republika e Shqipërisë aderon në Protokollin e vitit 1996 të Konventës Ndërkombëtare “Për kufizimin e përgjegjësive për reklamimet detare, 1976”.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4206, datë 14.4.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

KONVENTË

MBI KUFIZIMIN E PËRGJEGJËSIVE PËR REKLAMIMET DETARE, 1976

Palët Kontraktuese në këtë Konventë,

mbështetur në dëshirën e përcaktimit me anën e marrëveshjes të disa rregullave uniforme lidhur me kufizimin për reklamimet detare,

vendosën të përfundojnë për këtë qëllim Konventën dhe si rrjedhim ranë dakord sa më poshtë:

KAPITULLI I

E DREJTA E KUFIZIMIT

Neni 1

Personat e ngarkuar me kufijtë e përgjegjësisë

1. Pronarët e anijeve dhe shpëtuesit, si janë përcaktuar këtu më poshtë, mund të kufizojnë përgjegjësitë e tyre në përputhje me rregullat e kësaj Konvente për reklamimet e përmendura në nenin 2.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.