Për fondet e pensionit privat
Ligji nr. 76/2023, datë 21 shtator 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 76/2023
- Data e miratimit
- 21 shtator 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 152, 20 tetor 2023
- Hyn në fuqi
- 4 nëntor 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 152, datë 2023-10-20
LIGJ
Nr. 76/2023
PËR FONDET E PENSIONIT PRIVAT1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi dhe objekti i ligjit
1. Ky ligj ka për qëllim hartimin e një kuadri
ligjor rregullator për krijimin,
licencimin,
administrimin dhe mbikëqyrjen e fondeve të pensionit privat në Republikën e Shqipërisë.
2. Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave dhe procedurave për:
a) licencimin dhe veprimtarinë e shoqërisë administruese të fondeve të pensionit privat në
Republikën e Shqipërisë.
b) krijimin dhe veprimtarinë e fondeve të pensionit privat me pjesëmarrje të hapur dhe
fondeve të pensionit privat me pjesëmarrje të mbyllur, me kontribute të përcaktuara në
Republikën e Shqipërisë.
c) licencimin dhe veprimtarinë e depozitarit të fondit të pensionit privat.
ç) mbikëqyrjen e shoqërisë administruese, fondeve të pensionit privat, depozitarit të fondit të
pensionit privat dhe të subjekteve të tjera sipas këtij ligji.
d) veprimtarinë ndërkufitare të shoqërive administruese që ofrojnë fonde të pensionit privat
me pjesëmarrje të mbyllur.
Neni 2
Përkufizime
Për qëllime të këtij ligji termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
i Mbikëqyrjes Financiare,
1. “Autoriteti” është Autoriteti
legjislacionin në fuqi për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare.
i krijuar në përputhje me
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.