PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN EUROPIANE “PËR SHËNIMIN E RRUGËVE”, GJENEVË,1957
Ligji nr. 9211, datë 25 mars 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9211
- Data e miratimit
- 25 mars 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 24, 29 prill 2004
- Hyn në fuqi
- 14 maj 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 24, datë 2004-04-29
LIGJ
Nr.9211, datë 25.3.2004
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN EUROPIANE “PËR SHËNIMIN E RRUGËVE”, GJENEVË,1957
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në Marrëveshjen Europiane “Për shënimin e rrugëve”, Gjenevë, më 13 dhjetor 1957.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4205, datë 14.4.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
E/ECE/303
E/ECE/TRANS/501
KOMISIONI EKONOMIK PËR EUROPËN
KOMITETI I TRANSPORTIT TOKËSOR
MARRËVESHJA
EUROPIANE PËR SHËNIMIN E RRUGËVE, BËRË NË GJENEVË, MË 13 DHJETOR 1957
Palët Kontraktuese,
duke dëshiruar të kontribuojnë mbi sigurinë e trafikut rrugor ndërkombëtar me anë të uniformitetit të shenjave të rrugës,
kanë rënë dakord si më poshtë:
Neni 1
1. Me qëllim të kësaj Marrëveshjeje:
a) Termi “shenja të rrugës” nënkupton shenjat mbi sipërfaqen e rrugëve udhëtuese ose në pjesët e saj ndihmëse, si anësoret e rrugëve, rrugica kalimtarësh, bordurat për udhëzim dhe rregullim ose për përdoruesit e rrugës.
b) Termi: “sipërfaqe e shënuar” nënkupton shenjat e rrugëve mbi sipërfaqen e rrugëve udhëtuese.
2. Me qëllim të kësaj Marrëveshjeje, shenjat e sipërfaqes do të klasifikohen si më poshtë:
a) shenja gjatësore
b) shenja tërthore
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.