Për aderimin e Republikës së shqipërisë në konventën ndërkombëtare detare “për shpëtimin e jetës në det (SOLAS), 1947”, e ndryshuar dhe në protokollin e kësaj konvente, të vitit 1978, i ndryshuar
Ligji nr. 9213, datë 1 prill 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9213
- Data e miratimit
- 1 prill 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 26, 10 maj 2004
- Hyn në fuqi
- 25 maj 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 26, datë 2004-05-10
LIGJ
Nr.9213, datë 1.4.2004
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN NDËRKOMBËTARE
DETARE “PËR SHPËTIMIN E JETËS NË DET (SOLAS), 1947”, E NDRYSHUAR DHE NË
PROTOKOLLIN E KËSAJ KONVENTE, TË VITIT 1978, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në Konventën Ndërkombëtare Detare “Për shpëtimin e jetës në
det (SOLAS), 1947”, e ndryshuar.
Neni 2
Republika e Shqipërisë aderon në “Protokollin e vitit 1978, i ndryshuar, të Konventës
Ndërkombëtare Detare “Për shpëtimin e jetës në det (SOLAS), 1974”, e ndryshuar.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4210, datë 26.4.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.