Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8932, DATË 26.7.2002 “PËR DËRGIMIN E NJË FORCE USHTARAKE SHQIPTARE NË AFGANISTAN, NË KUADËR TË KOALICIONIT NDËRKOMBËTAR KUNDËR TERRORIZMIT”

Ligji nr. 9259, datë 15 korrik 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9259
Data e miratimit
15 korrik 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 54, 11 gusht 2004
Hyn në fuqi
26 gusht 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 54, datë 2004-08-11

LIGJ

Nr.9259, datë 15.7.2004

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8932, DATË 26.7.2002 “PËR DËRGIMIN E NJË

FORCE USHTARAKE SHQIPTARE NË AFGANISTAN, NË KUADËR TË KOALICIONIT

NDËRKOMBËTAR KUNDËR TERRORIZMIT”

Në mbështetje të neneve 12 pika 3, 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8932, datë 26.7.2002 “Për dërgimin e një force ushtarake shqiptare në Afganistan,

në kuadër të koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit”, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në nenin 1 fjalët “një togë e Batalionit Special Komando” zëvendësohen me fjalët “një

nënrepart i Brigadës së Reagimit të Shpejtë, së bashku me elementet mbështetëse”.

Neni 2

Në nenin 2 fjalët “të togës” zëvendësohen me fjalët “të nënrepartit”.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4282, datë 26.7.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.