PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË GRANTIT NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PËR PROJEKTIN E MENAXHIMIT TË INTEGRUAR TË UJËRAVE DHE EKOSISTEMIT”
Ligji nr. 9257, datë 15 korrik 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9257
- Data e miratimit
- 15 korrik 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 54, 11 gusht 2004
- Hyn në fuqi
- 26 gusht 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 54, datë 2004-08-11
LIGJ
Nr.9257, datë 15.7.2004
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË GRANTIT NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PËR PROJEKTIN E MENAXHIMIT TË INTEGRUAR TË UJËRAVE DHE EKOSISTEMIT”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e grantit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e menaxhimit të integruar të ujërave dhe ekosistemit”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4280, datë 26.7.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
MARRËVESHJA
E GRANTIT TRUST FUND I GEF (FONDI GLOBAL PËR MJEDISIN)
(PROJEKTI PËR ADMINISTRIMIN E INTEGRUAR TË UJËRAVE DHE EKOSISTEMEVE) NDËRMJET SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM SI AGJENCI IMPLEMENTUESE E FONDIT GLOBAL TË MJEDISIT
Marrëveshja e datës 26 prill 2004, ndërmjet Shqipërisë (Marrësi) dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (Banka), që vepron si agjenci zbatuese e Global Environment Facility (GEF) për sa u përket fondeve të grantit të siguruara nga Trusti i Fondeve të GEF-it nga disa anëtarë të Bankës si pjesëmarrës të GEF-it.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.