Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË SË ZHVILLIMIT NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA) PËR PROJEKTIN E PRODHIMIT DHE TË RISTRUKTURIMIT TË SEKTORIT TË ENERGJISË”

Ligji nr. 9256, datë 15 korrik 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9256
Data e miratimit
15 korrik 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 54, 11 gusht 2004
Hyn në fuqi
26 gusht 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 54, datë 2004-08-11

LIGJ

Nr.9256, datë 15.7.2004

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË SË ZHVILLIMIT NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA) PËR PROJEKTIN E PRODHIMIT DHE TË RISTRUKTURIMIT TË SEKTORIT TË ENERGJISË”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e kredisë së zhvillimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) për projektin e prodhimit dhe të ristrukturimit të sektorit të energjisë”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4279, datë 26.7.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

MARRËVESHJE

E KREDISË PËR ZHVILLIM (PROJEKTI I PRODHIMIT DHE I RISTRUKTURIMIT TË SEKTORIT TË ENERGJISË) NDËRMJET SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM, 6 PRILL 2004

Marrëveshje, datë 6 prill 2004 ndërmjet Shqipërisë (Huamarrësi) dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (shoqata).

Meqenëse A) Huamarrësi, duke qenë i bindur për mundësinë e realizimit dhe prioritetin e projektit të përshkruar në shtojcën 2 të kësaj Marrëveshjeje (Projekti), ka kërkuar nga Shoqata që ta ndihmojë në financimin e projektit;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.